E rëndë në SHBA, 3-vjeçari vret me armë zjarri motrën 1-vjeçare

Amerika

E rëndë në SHBA, 3-vjeçari vret me armë zjarri motrën 1-vjeçare

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 19:54
Foto ilustrim

SHBA është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku një fëmijë 3-vjeçar ka qëlluar për vdekje me armë zjarri motrën e tij 1-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm (me orën lokale) në qarkun e San Diegos në Kaliforni.

Mediat e huaja shkruajnë se ku oficerët e policisë mbërritën në vendngjarje, ata panë vajzën 1-vjeçare me një dëmtim në kokë. Fëmija u dërgua në spital, mirëpo nuk ia doli dot.

“Shprehim ngushëllimet tona për familjen dhe ata që janë prekur nga kjo vdekje”, thuhet në njoftim.

Ende nuk ka informacion në lidhje me rrethanat e ngjarjes, teksa ende nuk bëhet e ditur nëse dy fëmijët kanë qenë në shtëpi apo kanë qenë prezent prindërit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat