E rëndë, 3 vjeçari në Florida përplas për vdekje me një karrocë golfit vëllain e tij 7 vjeç

Amerika

E rëndë, 3 vjeçari në Florida përplas për vdekje me një karrocë golfit vëllain e tij 7 vjeç

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 15:59
Florida

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida ku një tre vjeçar duke drejtuar një karrocë golfi ka përplasur vëllanë e tij më të madh në shtëpinë e tyre. Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në qytetin Fort Myers, ku viktimë ka ngelur një 7 vjeçar i cili, pësoi lëndime kritike dhe u dërgua me urgjencë në spital ku u shpall i vdekur.

Është ende e paqartë nëse vëllezërit e motrat ishin vetëm në shtëpi dhe se si djali i vogël fitoi akses në karrocën e golfit. Mësohet se ai nuk kishte vendosur rripin e sigurimit, por nuk u lëndua nga ngjarja.

Detaje të mëtejshme rreth asaj që ndodhi mbeten të pakta dhe nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin e të miturve.

“Ne ende po e zgjidhim këtë çështje dhe çfarë e shkaktoi tragjedi. Nuk e dimë nëse shtatëvjeçari ishte jashtë karrocës, apo ishte fillimisht në karrocë me tre vjeçarin”,  tha për Fox 4, togeri i Patrullës së Autostradës së Florida, Greg Bueno.

“Ne duam të dimë se ku ishin të rriturit, kush ishte në pronë kush ishte jashtë, kush ishte brenda”, shtoi Bueno.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat