Ambasadori Nicholas Burns bie pre e hakerëve kinezë

Amerika

Ambasadori Nicholas Burns bie pre e hakerëve kinezë

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 07:34
Nicholas Burns

Hakerët e dyshuar se janë të lidhur me Pekinin hynë në llogarinë e emailit të ambasadorit të SHBA në Kinë, Nicholas Burns, në një operacion spiunazhi që mendohet se ka kompromentuar të paktën qindra mijëra emaile individuale të qeverisë amerikane, raportoi të enjten gazeta e njujorkut Wall Street Journal (WSJ).

Daniel Kritenbrink, ndihmës sekretari i shtetit për Azinë Lindore, u hakerua gjithashtu në operacionin më të gjerë të spiunazhit të zbuluar në fillim të këtij muaji nga Microsoft, thuhet në raport, duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje, në Washington.

WSJ ka pyetur për shkeljen e raportuar të llogarive të dy diplomatëve, Departamentin e Shtetit, por si thotë kjo gazetë qeveria amerikane nuk pranoi të jepte ndonjë detaj dhe tha se hetimi i tyre për operacionin e spiunazhit ishte në vazhdim.

Përpara se të shkruante për këtë çështje WSJ, Kritenbrink u pyet në një seancë dëgjimore të Kongresit mbi politikën e SHBA-së për Kinën nëse ai mund të përjashtonte mundësinë që emailet e tij ose të stafit të tij ishin në shënjestër të hakimit të Microsoft.

“Nuk mund të komentoj një hetim që është duke u zhvilluar nga FBI, por jo, nuk do ta përjashtoj atë”, tha Kritenbrink.

Burns dhe Kritenbrink bashkohen me Sekretaren e Tregtisë së SHBA-së, Gina Raimondo, si viktimat e vetme të emërtuara publikisht të fushatës së spiunazhit, e cila shkaktoi një paralajmërim nga kryediplomati i Uashingtonit për homologun e tij kinez.

"Kina kundërshtoi dhe tha se ajo po lufton me vendosmëri sulmet kibernetike dhe vjedhjet kibernetike në të gjitha format. Ky pozicion është konsistent dhe i qartë," tha Liu Pengyu, zëdhënës i ambasadës së Kinës në Uashington, në një përgjigje me email për Reuters.

"Identifikimi i burimit të sulmeve kibernetike është një çështje teknike komplekse. Shpresojmë që palët përkatëse të marrin një qëndrim profesional dhe të përgjegjshëm... në vend që të bëjnë spekulime dhe pretendime të pabaza." citohet të ketë thënë Liu Pengyu.

Microsoft tha javën e kaluar se hakerët kinezë përvetësuan një nga çelësat e tij dixhital dhe përdorën një defekt në kodin e tij për të vjedhur email nga agjencitë qeveritare të SHBA dhe klientë të tjerë.

Kompania nuk ktheu menjëherë një mesazh duke kërkuar koment mbi raportin e WSJ.

Shkelja ka vënë nën vëzhgim praktikat e sigurisë së Microsoft-it, me zyrtarë dhe ligjvënës që i bëjnë thirrje kompanisë me bazë në Redmond të Uashingtonit që ta bëjë nivelin e saj të lartë të auditimit dixhital, të quajtur gjithashtu logging, të disponueshëm për të gjithë klientët e saj pa pagesë.

Microsoft tha në një deklaratë të enjten vonë se po merrte kritikat në bord.

Javën e kaluar, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Adam Hodge tha se një ndërhyrje në sigurinë cloud të Microsoft-it "preku sistemet e paklasifikuara", pa dhënë detaje.

“Zyrtarët kontaktuan menjëherë Microsoft-in për të gjetur burimin dhe cenueshmërinë në shërbimin e tyre  të cloud Microsoft”, shtoi Hodge.

Departamenti i Shtetit "zbuloi aktivitet anormal" dhe "ndërmori hapa të menjëhershëm për të siguruar sistemet tona", tha një zëdhënës i departamentit në një deklaratë në atë kohë,” raportoi të enjten gazeta e njujorkut Wall Street Journal (WSJ).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat