Ngjarje e rëndë, gjyshërit vrasin mbesën 5-vjeçare, nuk do ta besoni për çfarë arsye

Amerika

Ngjarje e rëndë, gjyshërit vrasin mbesën 5-vjeçare, nuk do ta besoni për çfarë arsye

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 08:35
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Chikago të SHBA-ve.  Gjyshi dhe gjyshja rrahën për vdekje mbesën e tyre 5-vjeçare, sepse kjo e fundit u bë pis.

Mediet e huaja kanë publikuar detaje nga dhuna barbare që gjyshërit ushtruan ndaj mbesës së tyre.

Gjyshërit monstra fshikulluan mbesën rreth 12 herë me rrip, sepse vogëlushja bëri jashtëqitjen në pantallona. Siç raportojnë mediet e huaja, gjyshi ka thënë në polici se “ishte më i ashpër me mbesën nga se ç’duhej të ishte”.

Image
Gjyshërit dhe mbesa

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur më 14 korrik, ndërsa mësohet se gjyshërit ushtronin dhunë mbi mbesën e tyre në mënyrë sistematike gjatë dy muajve të fundit.

Dy të moshuarit ndodhen tashmë në qeli, ndërsa pritet të njihen me dënimin e tyre në ditët në vijim. Ata akuzohen për vrasje të shkallës së parë të shkaktuar nga lëndime të shumta për shkak të abuzimit ndaj të miturës.

Ngjarja e rëndë u zbulua kur vetë gjyshi telefonoi policinë dhe i tha se rrahu mbesën, sepse bëri pis rrobat.

5-vjeçarja jetonte me gjyshërit që prej muajit prill, pasi nëna e saj nuk kishte kushte për tu kujdesur për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat