Biden me plan për mbrojtjen e qytetarëve amerikanë nga 'nxehtësia ekstreme'

Amerika

Biden me plan për mbrojtjen e qytetarëve amerikanë nga 'nxehtësia ekstreme'

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 20:03
Joe Biden

Joe Biden ka zbardhur planin për të mbrojtur qytetarët amerikanë nga ‘nxehtësia ekstreme’.

“Unë nuk njoh njeri që beson sinqerisht se ndryshimi i klimës nuk është problem serioz”, tha fillimisht presidenti amerikan.

“Temperaturat rekord – dhe dua të them rekord – po prekin tani 100 milionë amerikanë. Temperaturat e oqeanit pranë Miamit janë si të futesh në një vaskë të nxehtë. Ato sapo kaluan 100 Fahreheit (rreth 38 gradë Celsius”, tha 80-vjeçari.

Ai më tutje deklaroi se shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se vrasësi numër një i lidhur me motin është nxehtësia, “600 njerëz vdesin çdo vit nga efektet e saj”, raporton skynews.

Lideri amerikan deklaroi se i kishte kërkuar Sekretares së Punës në detyrë, Julie Su të lëshonte një alarm për rrezikun e nxehtësisë, duke sqaruar se punëtorët kanë nevojë për mbrojtje shkaku i ngrohjes globale.

Biden, duke folur në Shtëpinë e Bardhë, tha gjithashtu se Shërbimi Pyjor i SHBA-së, do të japë 1 miliard dollarë grante për qytetet që të mbjellin më shumë pemë.

Qershori i vitit 2023 ishte më i nxehti i regjistruar në Shtetet e Bashkuara, që daton që nga viti 1850.

Ishte gjithashtu qershori i 47-të radhazi dhe muaji i 532-të rresht me temperatura mbi mesataren e shekullit të XX-të, sipas shërbimit të motit.

Nuk është vetëm lindja që merret me të nxehtin – një valë e zgjatur e të nxehtit ka prekur jugperëndimin e SHBA-së.

Phoenix, Arizona, pritet të shohë ditën e 28-të radhazi të temperaturave mbi 43.3 gradë Celisus, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 18 ditësh radhazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat