Zbardhet kryeqyteti meksikan

Amerika

Zbardhet kryeqyteti meksikan

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 23:13
Foto ilustrim

Nuk kanë të sosur çuditë e motit. Diku vapa është e papërballueshme, diku tjetër stuhitë e përmbytjet kanë bërë që me mijëra të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Ndërsa në Mexico City breshëri zbardhi vendin… këto janë pamjet e pabesueshme që përcjell Reuters.

Kryeqyteti meksikan u godit nga reshje të dendura shiu të shoqëruara me breshër. Për pasojë u dëmtuan rrugë e infrastruktura. Pjesa veriore e Mexico City u përmbyt nga shiu, që i bëri rrugët e pakalueshme.

Stuhia goditi edhe Puebla dhe Hildago. Në Puebla, si pasojë e shiut të rrëmbyer u shkatërruar struktura e një tregu duke sjellë humbje të mëdha për tregtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat