Goditi gjashtë punëtorë emigrantë me makinën e tij, vetëdorëzohet në polici shoferi në Karolinën e Veriut

Amerika

Goditi gjashtë punëtorë emigrantë me makinën e tij, vetëdorëzohet në polici shoferi në Karolinën e Veriut

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 09:09
Foto ilustrim

Në Karolinën e Veriut një 68 vjeçar i cili ka përplasur me makinë gjashtë punëtorë emigrantë në momentin e parë është larguar nga vendi i ngjarjes më pas është vetëdorëzuar në polici.

Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur të dielën dhe përmes pamjeve të një video nga kamerat e sigurisë tregohet se ai lëviz përpara një autobusi dhe zhduket pas një vargu pemësh.

Kurse, sekonda më vonë mund të shihen njerëz duke nxituar drejt vendit ku policia thotë se punëtorët emigrantë po qëndronin.

Gjashtë persona u dërguan në një spital në këtë qytet të Karolinës së Veriut me lëndime të ndryshme fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat