Ngritet aktakuzë ndaj Trump për sulmin ndaj Capitol Hill në vitin 2021

Amerika

Ngritet aktakuzë ndaj Trump për sulmin ndaj Capitol Hill në vitin 2021

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 00:48
Donald Trump

Prokurori i posaçëm Jack Smith ka thënë se sot është hapur një aktakuzë ndaj ish-presidentin amerikan, Donald Trump, nën akuzat për komplot ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Smith tha se aktakuza i ka në detaje gënjeshtrat konspirative të Trump. Ai i inkurajojë të gjithë që ta lexojnë aktakuzën e plotë.

Smith thotë se “sulmi në Capitol Hill më 6 janar 2021 ishte një sulm i paprecedentë ndaj selisë së demokracisë amerikane”.

Ai vazhdoi duke thënë se sulmi në fjalë ishte “ushqyer nga gënjeshtra, gënjeshtra nga i pandehuri që synonte të prishte një funksion themelor të qeverisë së Shteteve të Bashkuara”.

Smith tha se do të kërkojë që të hapet një rast gjyqësor ndaj Trump.

Trump tashmë është planifikuar të paraqitet në dy gjyqe të veçanta vitin e ardhshëm, gjatë sezonit zgjedhor të 2024-ës.

Aktakuza që vjen nga zyra e Smith sot mund të shtojë një gjyq të tretë në kalendarin e Trump për vitin 2024.

Smith e përfundoi deklaratën e tij të shkurtër duke këmbëngulur se i pandehuri, ish-presidenti Donald Trump, “duhet të supozohet i pafajshëm derisa të provohet fajësia”, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat