Trump deklarohet i pafajshëm për akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020

Amerika

Trump deklarohet i pafajshëm për akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 23:10
Donald Trump

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është deklaruar i pafajshëm për katër akuzat federale për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020.

Trump u akuzua të martën si pjesë e hetimit të këshilltarit special Jack Smith, mbi përpjekjet e Trumpit për të ndryshuar zgjedhjet që çuan në sulmin e 6 janarit 2021 në Capitol.

Ai u akuzua për këto katër pika:

Komplot për të mashtruar Shtetet e Bashkuara

Komplot për të penguar një procedurë zyrtare

Pengim dhe tentativë për të penguar një procedurë zyrtare

Komplot kundër të drejtave

Prokurorët nuk kanë kërkuar paraburgim për Trumpin, raportoi CNN. 

Ish-presidenti do të lirohet me disa kushte, që përfshijnë moslejimin e komunikimit me këdo që dihet se është dëshmitar i çështjes, përveç nëpërmes një avokati.

Trumpi është ngritur dhe është zotuar para trupit gjykues të gjykatës federale në Washington se do të veprojë sipas kushteve të lirimit.

Seanca e radhës gjyqësore është caktuar të mbahet më 28 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat