Trump deklarohet i pafajshëm dy herë brenda 24 orëve, tash për rastin e dokumenteve konfidenciale

Amerika

Trump deklarohet i pafajshëm dy herë brenda 24 orëve, tash për rastin e dokumenteve konfidenciale

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 22:08
Trump

Ish-presidenti Donald Trump u deklarua i pafajshëm në një gjykatë të premten për akuzat e reja që prokurori special Jack Smith ngriti kundër tij javën e kaluar në çështjen e dokumenteve të klasifikuara.

Trump i tha gjykatës se ai nuk do të jetë fizikisht në gjykimin e tij që do të mbahet të enjten për aktakuzën e re për sa i përket dokumenteve konfidenciale.

Ndërsa, ish-punonjësit e Trumpit, tash të pandehurit Carlos De Oliveira dhe Walt Nauta, nuk kanë treguar në dosjet gjyqësore planet e tyre për aktakuzën.

Kjo është hera e dytë që Trump brenda 24 orëve deklarohet i pafajshëm përpara gjykatës, ku dje, ish-presidenti e bëri të njëjtën gjë në gjykatë për aktakuzën e cila i është ngritur për zgjedhjet e vitit 2020, shkruan BBC.

Në aktakuzën e përditësuar të dokumenteve të klasifikuara, prokurorët pretendojnë se dy punonjësit e Trump, De Oliveira dhe Nauta, u përpoqën të fshinin pamjet e kamerave të sigurisë në resortin e ish-presidentit pasi Departamenti i Drejtësisë lëshoi thirrje për të.

Sipas aktakuzes, De Oliveira i tha drejtorit të IT në resort “se ‘shefi’ donte që serveri të fshihej”.

Trump, i cili tashmë është përballur me 37 akuza penale, u akuzua për një akuzë shtesë për mbajtje të qëllimshme të informacionit të mbrojtjes kombëtare dhe dy akuza shtesë për pengim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat