Kaos në rrugët e New Yorkut – "Streamer" arrestohet pasi me një njoftim shkaktoi trazira masive

Amerika

Kaos në rrugët e New Yorkut – "Streamer" arrestohet pasi me një njoftim shkaktoi trazira masive

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 22:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia në New York arrestoi një transmetues të famshëm (një person që regjistron ndërsa luan video-lojëra) pasi kishte njoftuar se do të shpërndante falas “Play Station” dhe dhurata të tjera ndërsa kjo krijoi turma në sheshin Union Square të Manhatanit që më pas u shndërrua në kaos.

Kai Cenat, i cili njihet si ndikues në platformat YouTube dhe Twitch, u arrestua, deklaroi policia njujorkeze.

Policia po shqyrton akuzat e mundshme penale si nxitja e trazirave, phoi Jeffrey Maddrey, kreu i Departamentit të Policisë së New Yorkut, shkruan theguardian.

Pamjet ajrore të regjistruara treguan turmën e njerëzve duke hipur mbi automjete, hedhur karrige dhe thyer xhamat e veturave.

Qarkullimi është bllokuar në disa rrugë dhe një numër i madh policësh kanë tentuar të kontrollojnë grumbullimin.

Disa njerëz hipën mbi një automjet në lëvizje dhe ranë ndërsa ai po largohej me shpejtësi. Të tjerët goditën anash autobusin e qytetit. Njerëzit mund të shiheshin duke u ngjitur në një autobus tjetër dhe duke kërcyer lart e poshtë.

Ndryshe, Cenat është 21 vjeçar dhe ka mbi 6.5 milionë ndjekës në Twitch, ku transmeton rregullisht video materiale. Ai gjithashtu krenohet me 4 milionë abonentë në YouTube, ku publikon video të jetës së përditshme dhe humoristike.

Rreth 300 videot e tij në YouTube kanë mbledhur më shumë se 276 milionë shikime. Në dhjetor, ai fitoi “Streamer of the Year” në “12th Annual Streamy Awards”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat