Meteorologia nga Maui në Havai: Njerëzit vdisnin në oqean dhe po digjeshin në vetura

Amerika

Meteorologia nga Maui në Havai: Njerëzit vdisnin në oqean dhe po digjeshin në vetura

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 11:54
Havai

Malika Dudley, një meteorologe që punon për një stacion televiziv në Maui, përshkroi situatën e tmerrshme në ishull në një intervistë për BBC.

Ajo foli me një grua që u hodh mbi një mur dhe përfundoi në oqean, ku qëndroi për shtatë orë për t’i shpëtuar flakëve.

Gruaja tha se fqinji i saj vdiq pranë saj në ujë. Një grua tjetër tha se pa trupa në vetura të djegura ndërsa ata përpiqeshin të largoheshin nga Lahaina, një qytet turistik që u shkatërrua kryesisht nga zjarri katastrofik.

“Është një situatë vërtet e dëshpëruar. Të mbijetuarit thonë se ata fjalë për fjalë duhej të vraponin për të shpëtuar jetën e tyre”, tha Dudley.

Ajo sapo ka mësuar se shtëpia e saj ka mbetur e paprekur, por gjetkë në ishull njerëzit janë “ende shumë të tensionuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat