​Zjarret në Maui, guvernatori pret “rritje të konsiderueshme” të numrit të viktimave

Amerika

​Zjarret në Maui, guvernatori pret “rritje të konsiderueshme” të numrit të viktimave

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 09:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Deri më tani 89 persona janë konfirmuar si viktima në zjarrin Maui që rrafshoi qytetin historik të Lahaina, duke shënuar zjarrin më vdekjeprurës në SHBA brenda shekullit.

Numri i viktimave mund të rritet "dukshëm", paralajmëroi të shtunën guvernatori i Hawait, Josh Green, ndërsa punëtoret mjekoligjorë vazhdojnë për identifikimin e viktimave.

Qindra mbesin të pagjetur ndërsa qindra të tjerë strehohen përtej ishullit pasi u larguan nga flakët.

Zjarri do të jetë "fatkeqësia më e keqe natyrore që Hawaii është përballur ndonjëherë", tha Green

"Ne mund të presim dhe të mbështesim vetëm ata që jetojnë. Fokusi ynë tani është të ribashkojmë njerëzit kur të mundemi dhe t'u sigurojmë atyre strehim dhe t'u ofrojmë kujdes shëndetësor, dhe më pas t'i drejtohemi rindërtimit", vijoi ai.

Ndërsa zjarret tani janë kryesisht nën kontroll, përpjekjet për shuarjen e plotë të tyre po vazhdojnë në pjesë të ishullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat