Aeroplani rrëzohet në Michigan – pilotët u hodhën në momentin e fundit

Amerika

Aeroplani rrëzohet në Michigan – pilotët u hodhën në momentin e fundit

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 08:03

Një aeroplan është rrëzuar gjersa pilotët kanë shpëtuar në SHBA.

Aeroplani rrëzua në një shfaqje ajrore në Michigan, konfirmuan zyrtarët.

Dy persona zbritën me parashutë nga një aeroplan luftarak MiG-23 në jug të aeroportit dhe u ulën në një liqen, deklaroi Administrata Federale e Aviacionit.

Avioni u rrëzua pranë një ndërtese banimi, raporton cbsnews.

Video pamjet tregojnë flakët dhe tymin që ngrihen në qiell pas incidentit gjersa shihet piloti duke zbritur me parashutë.

Autoritetet amerikane kanë nisur hetimet për të mësuar shkakun e incidentit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat