Shpërthim në një shtëpi në Pensilvani, të paktën pesë të vdekur

Amerika

Shpërthim në një shtëpi në Pensilvani, të paktën pesë të vdekur

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 21:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Një video e tmerrshme kapi momentin kur një shtëpi shpërtheu në Pensilvaninë perëndimore, duke vrarë pesë persona – përfshirë babë e bir – dhe ka plagosur rëndë një person të gjashtë.

Shtëpia në Rustic Ridge Drive në Plum Borough shihet në pamjet e kamerës, të marra nga WTAE, duke shpërthyer si një top zjarri.

Shkaku i shpërthimit është duke u hetuar, ku zyrtarët e Qarkut Allegheny thonë se mund të duhen muaj, raporton nypost.

Shefi i policisë së Plum Lanny Conley tha se ekzaminuesi mjekësor i Qarkut Allegheny ka përcaktuar se katër të rritur dhe një fëmijë vdiqën nga shpërthimi në lagjen Rustic Ridge Estates.

Dy nga pesë viktimat e vdekura janë identifikuar si Casey Clontz dhe djali i tij, Keegan.

Ndërkohë, 57 zjarrfikës morën trajtime mjekësore në vendngjarje për probleme të vogla, duke përfshirë lëndime të lidhura me nxehtësinë.

Të paktën dy shtëpi të tjera u shkatërruan gjithashtu dhe rreth një duzinë të tjera u dëmtuan në shpërthimin në periferi të Pittsburgh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat