Aktakuzë ndaj Trumpit për tentim për ta shfuqizuar rezultatin e zgjedhjeve në Xhorxhi

Amerika

Aktakuzë ndaj Trumpit për tentim për ta shfuqizuar rezultatin e zgjedhjeve në Xhorxhi

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 08:02
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Është ngritur aktakuzë kundër ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për tentim për ta shfuqizuar disfatën në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në shtetin e Xhorxhisë.

Trump dhe 18 persona të tjerë përballen me akuza për disa vepra penale, përfshirë për mashtrim, në një aktakuzë 41-faqeshe të ngritur nga një juri e madhe në qarkun e Fultonit më 15 gusht.

Kjo është aktakuza e katërt që ngrihet kundër Trumpit këtë vit.

Trumpi i ka mohuar akuzat për vepra penale në të gjitha rastet.

Prokurorja e qarkut të Fultonit, Fani Willis, e nisi një hetim në shkurt 2021 mbi dyshimet se Trumpi dhe bashkëpunëtorët e tij kishin ndërhyrë në zgjedhje.

Në aktakuzë thuhet se bashkëkonspiratorët “me vetëdije dhe me vullnet iu bashkuan një konspiracioni për ta ndryshuar jashtëligjshëm rezultatin e zgjedhjeve në të mirë të Trumpit."/REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat