“Oqeani më shpëtoi jetën”/ Rrëfimi rrëqethës i mbijetuarës nga zjarret në Hawaii

Amerika

“Oqeani më shpëtoi jetën”/ Rrëfimi rrëqethës i mbijetuarës nga zjarret në Hawaii

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 20:47
Annelise Cochran

E rrethuar nga flakët në shëtitoren piktoreske Lahaina të Hawait me makina që shpërthejnë nga nxehtësia rreth saj, Annelise Cochran vendosi që të hidhej në det, si zgjedhja e vetme për të shpëtuar jetën.

“Ishin vetëm disa sekonda. Pothuajse nuk më dukej si një vendim që po merrja me të vërtetë sepse kishte vetëm një opsion. Ne pamë tym dhe vetëm në pak minuta vendi u pushtua nga flakët”, tha e mbijetuara Annelise Cochran.

Në rrëfimin e bërë për AFP, 30-vjeçarja tregoi se humbi fqinjët dhe miqtë nga zjarret shkatërrimtare, njëkohësisht makina dhe apartamenti u kthyen në hi.

Si një notare e mirë dhe njohurive të shumta për detin, ajo nuk e ka menduar shumë dhe pasi ka dalë nga makina u hodh në oqean ku ka notuar për shumë orë, deri në momentin që janë gjetur nga rojet bregdetare.

“Ndihem shumë e bekuar që kam lidhjen me oqeanin që kam, sepse mendoj se më ndihmoi atë natë. Oqeani fjalë për fjalë më shpëtoi jetën. Uji i oqeanit ishte parajsa për mua”, shtoi më tej ajo.

Gjashtë ditë pas tragjedisë e mbijetura tregon tmerrin që ka përjetuar në ishullin tashmë të shkatërruar. Annelise Cochran deklaroi se do të kthehet në shtëpinë e prindërve pasi trauma që ka përjetuar është e madhe, dhe se nuk do të jetojë në një vend që i ka lënë kujtime të vështira.

Numri i viktimave po rritet dita ditës, ndërsa deri më tani janë shënuar 100 të vdekur, ndërsa më shumë se 1000 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat