Numri i viktimave në Hawai shkon në 106

Amerika

Numri i viktimave në Hawai shkon në 106

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 09:24
Hawai

Viktimat e para nga zjarret vdekjeprurëse që përfshin ishullin Maui javën e kaluar janë identifikuar nga zyrtarët.

Departamenti i policisë së Maui emëroi dy viktimat e para si Robert Dyckman, 74 vjeçar dhe Buddy Jantoc, 79 vjeç, të dy nga qyteti i Lahainas.

Numri i të vdekurve nga zjarret tani ka arritur në 106 dhe rreth 1300 persona konsiderohen të zhdukur.

Ka të ngjarë të duhen disa ditë të tjera që autoritetet të arrijnë një shifër të saktë për numrin e të vdekurve, tha guvernatori i Hawait, Josh Green.

“Ne ofrojmë ngushëllimet tona më të thella për familjet që kanë filluar të marrin njoftime për të dashurit e tyre,” tha kryetari i qarkut Maui, Richard Bissen. “Si komunitet, ne ofrojmë lutjet tona të ngushëllimit në këtë kohë më të vështirë.”

Ai tha se autoritetet kanë identifikuar tre individë të tjerë, të afërmit e të cilëve do të informohen, raporton BBC.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka thënë se do të udhëtojë në Hawai “sa më shpejt që të jetë e mundur” mes kritikave për përgjigjen e qeverisë së tij nga banorët.

Ai tha të martën se nuk e kishte vizituar ende për shkak të shqetësimeve se një gjë e tillë do të largonte burimet dhe vëmendjen nga reagimi humanitar. Jill Biden do ta shoqërojë atë në Hawai, tha ai.

“Unë nuk dua të pengoj. Unë kam qenë në shumë zona të fatkeqësive,” tha Biden. “Dua të jem i sigurt se nuk do të pengojmë përpjekjet e vazhdueshme të rimëkëmbjes”.

Ai tha se “të gjitha asetet federale në dispozicion” në rajon do të përdoren për përpjekjet e rimëkëmbjes, duke përfshirë ushtrinë amerikane dhe rojet bregdetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat