“Mendova se kishte thikë”, oficerja e policisë qëllon për vdekje 36-vjeçarin

Amerika

“Mendova se kishte thikë”, oficerja e policisë qëllon për vdekje 36-vjeçarin

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 14:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Vrasja e një 36-vjeçari afro-amerikan ka shkaktuar sërish zemërim në SHBA. Oficerja e policisë mendoi se burri kishte në dorë një thikë dhe do ta sulmonte por në fakt ajo çfarë mbante 36-vjeçari ishte një lapustil.

Ai u qëllua për vdekje në sytë e një fëmije.

Gjithçka ndodhi më 5 gusht kur policia mori një telefonatë për një incident dhune në familje ku përfshihej 36-vjeçari Brandon Cole. Sipas thirrjes së një fqinji, 36-vjeçari kishte hedhur gruan nga karrigia me rrota dhe po ndiqte djalin e tij adoleshent.

Siç shihet edhe në video, njëri nga dy policët i ka thënë 36-vjeçarit të dorëzojë çdo gjë.

Pavarësisht apeleve të policisë, 36-vjeçari jo vetëm që nuk dorëzohet, por në një moment bën një lëvizje agresive ndaj polices duke e detyruar këtë të fundit ta qëllonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat