Zjarret djegin 4000 hektarë pyje në Kaliforni, nisin evakuimet

Amerika

Zjarret djegin 4000 hektarë pyje në Kaliforni, nisin evakuimet

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 19:45
Klifornia

Zyrtarët e urgjencës në Kaliforninë Veriore urdhëruan evakuimin e shumë komuniteteve në perëndim të Yrekas, pasi zjarret me lëvizje të shpejtë dogjën deri në 4,000 hektarë të Pyllit Kombëtar Klamath në më pak se një ditë, raporton UPI.

Zjarri kryesor në Siskiyou ishte njëri nga 19 zjarret që u hapën në të gjithë rajonin të mërkurën herët si pasojë e një stuhie rrufe që ndezi flakët para se erërat e forta t’i përhapnin ato, thanë  nga Shërbimi Pyjor i ShBA-së.

Zjarri mendohet të ketë filluar të hënën rreth orës 16:30.

Një qendër strehimore e përkohshme për banorët u krijua në qendrën Wellness Kahtishraam në Yreka. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat