Për herë të parë në SHBA, tre shërbimet ushtarake mbetin pa shefa

Amerika

Për herë të parë në SHBA, tre shërbimet ushtarake mbetin pa shefa

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 21:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Për herë të parë në histori, tre shërbimet ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë mbetur pa shefa, pasi senatori republikan, Tommy Tuberville refuzon të konfirmojë emërimin e tyre.

Mike Gilday, shefi i operacioneve detare dha dorëheqje këtë javë, ka lënë Marinën së bashku me Ushtrinë dhe Marinsat amerikane të drejtohen nga shefat në detyrë, raporton cnn.

“Kjo është e paprecedentë. Është e panevojshme dhe e pasigurt. Ky është një minim gjithëpërfshirës i gatishmërisë ushtarake të Amerikës”, tha ministri amerikan i Drejtësisë, Lloyd Austin.

Tuberville u zotua në dhjetor të vitit 2022 të bllokojë të gjitha nominimet e zyrtarëve të lartë të Departamentit të Mbrojtjes lidhur me vendimin e Pentagonit për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit të anëtarëve që kërkojnë abort dhe jetojnë në shtete ku aborti nuk lejohet.

Nëse asgjë nuk ndryshon deri në fund të shtatorit, një tjetër pozicion do të jetë vakant, pasi shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, Mark Milley do të dal në pension.

Deri në fund të këtij viti, më shumë se 600 oficerë ushtarakë do të ngecin në procesin e emërimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat