Pence vazhdon ta godasë ‘pas shpine’ Trumpin

Amerika

Pence vazhdon ta godasë ‘pas shpine’ Trumpin

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 06:08
Pence dhe Trump

Zgjedhjet në shtetin e Gorgias në vitin 2020 nuk u vodhën, pavarësisht pretendimeve të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Këtë e ka bërë të ditur sot Mike Pence, ish-zëvendëspresidenti amerikan në administratën e Trumpit.

“Pavarësisht asaj që ish-presidenti dhe aleatët e tij kanë thënë për më shumë se dy vjet e gjysmë, zgjedhjet në Georgia nuk u vodhën dhe unë nuk kisha të drejtë të përmbysja rezultatet më 6 janar”, tha Pence në një ngjarje në Indiana.

Ai shtoi se e kreu detyrën më 6 janar të vitit 2021 dhe u sigurua që të kishte një “transferim paqësor të pushtetit në përputhje me Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara dhe ligjet e këtij vendi”.

Pence theksoi se askush nuk është mbi ligjin gjersa shtoi se Trumpi dhe të tjerët që janë paditur “kanë të drejtën e prezumimit të pafajësisë që gëzon çdo amerikan”, raporton nbcnews.

Një juri e madhe në shtetin amerikan të Georgias paditi të hënën Trumpin rreth përpjekjeve për të anuluar humbjen ndaj demokratit Joseph Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Është aktakuza e katërt penale kundër Trumpit dhe e dyta që e akuzon atë rreth përpjekjeve për të ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020.

Duke reaguar ndaj ngritjes së një aktakuze tjetër ndaj tij, ish-presidenti amerikan tha se këto janë akuza të motivuara politikisht dhe të sajuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat