Arrestohet një grua nga Teksasi pas kërcënimeve ndaj gjyqtares në çështjen e Trumpit

Amerika

Arrestohet një grua nga Teksasi pas kërcënimeve ndaj gjyqtares në çështjen e Trumpit

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 08:40
Abigail Jo Shry

Një grua nga Teksasi i ShBA-së është akuzuar për kërcënimin e vrasjes së një gjyqtareje që po mbikëqyrë  çështjen penale kundër ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Abigail Jo Shry, 43-vjeçare, dyshohet se telefonoi gjykatën në Uashington DC më 5 gusht dhe përdori një sharje racore në mesazhin e saj për gjyqtaren e qarkut të ShBA-së, Tanya Chutkan, raporton BBC.

Shry gjithashtu dyshohet se kërcënoi se do të vriste një anëtar demokrat të Kongresit.

Sipas një dokumenti gjyqësor, pasi hetuesit gjurmuan numrin e saj të telefonit, ajo pranoi se e kishte bërë thirrjen.

Kush është gjyqtarja e linjës së ashpër në çështjen zgjedhore të Trumpit?

Në telefonatë, zonja Shry dyshohet se i tha gjykatëses e cili po mbikëqyrë një rast konspiracioni zgjedhor kundër Trumpit: “Po të përcjellim. Ne duam të të vrasim”.

Prokurorët thonë se Shry shtoi po ashtu: “Nëse Trumpi nuk zgjidhet më 2024, do të vijmë t’ju vrasim”.

Telefonuesja kërcënoi gjithashtu të gjithë demokratët në Uashington DC dhe komunitetin LGBT, sipas dosjes gjyqësore.

Sipas dosjes gjyqësore, kur agjentët federalë vizituan shtëpinë e zonjës Shry në periferi të Hjustonit, tre ditë më vonë, ajo tha se nuk kishte ndërmend të shkonte në Uashington DC për të kryer kërcënimet e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat