Autobusi shpërthen në flakë, pamjet kur pasagjerët vrapojnë për të shpëtuar

Amerika

Autobusi shpërthen në flakë, pamjet kur pasagjerët vrapojnë për të shpëtuar

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 09:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

Momente dramatike u regjistruan në një autostradë në Buenos Aires të Argjentinës, kur një autobus shpërtheu në flakë.

Pasagjerët e tmerruar dolën me shpejtësi nga ana e majtë e autobusit, siç shihet në videot e regjistruara nga kamerat e sigurisë të Policisë Rrugore të Buenos Aires.

Sipas mediave lokale, zjarri ka rënë për shkak të një defekti në autobus.

Në vendngjarje shkuan menjëherë autoambulancat, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat