Fenomen i rrallë, rrufetë dalin nga krateri i vullkanit

Amerika

Fenomen i rrallë, rrufetë dalin nga krateri i vullkanit

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 07:14
Rrufetë dalin nga krateri i vullkanit

Një pamje unike në qiell u shfaq nga vullkani Acatenango në Guatemalë, një nga më të mëdhenjtë në botë.

Një stuhi që shpërtheu në zonë krijoi një fenomen të rrallë të vetëtimës vullkanike.

Gjëja më mbresëlënëse është se rrufetë duken me kokë poshtë pasi nuk u shkarkuan nga qielli por dolën nga krateri i vullkanit.

Edhe pse fillimisht pati një vlerësim se ky është një iluzion fluturues, ekspertët këmbëngulin se ky është një fenomen natyror.

Vullkani Acatenango ka një lartësi rreth 4000 metra dhe është aktiv ndonëse shpërthimi i tij i fundit më i madh është regjistruar në vitin 1972.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat