Senatori republikan: Trump duhet të heqë dorë nga gara presidenciale

Amerika

Senatori republikan: Trump duhet të heqë dorë nga gara presidenciale

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 06:24
Donald Trump

Një republikan i Senatit të Shteteve të Bashkuara tha të dielën se ish presidenti Donald Trump duhet të heqë dorë nga gara republikane për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024, duke argumentuar se Trump nuk mund të fitojë një garë të përgjithshme zgjedhore kundër presidentit aktual demokrat, Joe Biden.

Senatori Bill Cassidy, një nga shtatë republikanët e Senatit që votuan për të dënuar Trump në gjyqin e dytë në vitin 2021, theksoi se votuesit nuk mund të votojnë dikë që akuzohet për një krim. I pyetur nëse Trump duhet të largohet nga gara presidenciale, republikani nga Luiziana tha për CNN:

“Unë mendoj se po. Por, padyshim, kjo varet nga ai. Dua të them, ju thjesht po më kërkoni mendimin tim. Por ai do të humbasë ndaj Joe Biden, nëse shikoni sondazhet aktuale”. Trump është kandidati kryesor presidencial republikan, pavarësisht nga problemet ligjore në rritje që përfshijnë 4 padi penale.

“Ne mund të kemi një kandidat për president i cili është dënuar për një krim. Unë mendoj se Joe Biden duhet të zëvendësohet, por unë nuk mendoj se amerikanët do të votojnë për dikë që është dënuar.”, tha Cassidy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat