Pamjet/ Aksident i frikshëm, makina del jashtë kontrollit dhe futet në një sallon bukurie

Amerika

Pamjet/ Aksident i frikshëm, makina del jashtë kontrollit dhe futet në një sallon bukurie

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 11:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Videoja e një makine që humb kontrollin dhe futet në një sallon bukurie është bërë virale kudo.

Ngjarja ndodhi në Arizona, SHBA gjatë fundjavës ndërsa një klient që ndodhej në dyqan shpëtoi mrekullisht.

Makina shihet duke ecur me shpejtësi në Belle Vie Salon Studios në Chandler rreth orës 13:00. e së shtunës.

Në një tjetër video shihet Ashley Upton duke i prerë me qetësi flokët një burri dhe më pas tronditet nga përplasja.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit ishte një e moshuar e cila humbi kontrollin e mjetit në parking.

Gruaja, e cila nuk është identifikuar, ka pësuar një lëndim të lehtë në këmbë dhe askush tjetër nuk është lënduar.

Policia tha se makina goditi edhe një automjet në parking përpara se të përplasej me dyqanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat