Aksident mes një autobusi dhe një kamioni, të paktën 15 të vdekur në Meksikë

Amerika

Aksident mes një autobusi dhe një kamioni, të paktën 15 të vdekur në Meksikë

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 21:23
Foto nga vendi i ngjarjes

Një autobus që transportonte kryesisht emigrantë venezuelianë u përplas me një kamion mallrash të martën në Meksikë, duke lënë të vdekur të paktën 15 persona dhe 36 janë lënduar.

Aksidenti ndodhi sot në një autostradë drejt shtetit Oaxaca. Rruga përdoret shpesh nga kontrabandistët e emigrantëve.

Për shkak se kontrabandistët shpesh përdorin automjete të vjetra e shoferë të pasigurt dhe përpiqen t’i shmangen policisë, aksidentet me ato automjete nuk janë të rralla në Meksikë.

Në muajin korrik, pesë emigrantë nga Hondurasi mbetën të vdekur dhe 18 të tjerë u plagosën kur furgoni me të cilin po udhëtonin u përplas në një rrugë në bregun jugor të Gjirit të Meksikës.

Në shkurt, 17 emigrantë u vdiqën kur autobusi me të cilin po udhëtonin u përplas në Puebla, raporton abcnews.

Emigrantët shpesh përdorin kamionë dhe autobusë për të arritur në kufirin e SHBA-Meksikë.

Në vitin 2021, një kamion që transportonte emigrantë u përmbys në një autostradë pranë qytetit jugor të Tuxtla Gutierrez, duke vrarë 56 persona. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat