Mbi 800 të zhdukur në Maui pas zjarreve vdekjeprurëse

Amerika

Mbi 800 të zhdukur në Maui pas zjarreve vdekjeprurëse

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 23:40
Foto ilustrim

Dy javë pasi zjarri më vdekjeprurës në ShBA në më shumë se një shekull përfshiu komunitetin Maui të Lahaina, Havai, autoritetet thonë se diku midis 500 dhe 1 mijë njerëz mbeten të pagjetur, një numër tronditës për zyrtarët që po përballen me sfida të mëdha për të përcaktuar se sa prej tyre humbën jetën dhe sa mund të kenë arritur në zona të sigurta por që nuk janë lajmëruar ende.

Diçka e ngjashme ndodhi pas një zjarri në vitin 2018 që vrau 85 njerëz dhe shkatërroi qytetin Paradise, Kaliforni, raporton AP.

Autoritetet në Butte County përfundimisht publikuan një listë të të zhdukurve në gazetën lokale, një vendim që ndihmoi në identifikimin e shumë njerëzve që kishin dalë të gjallë, por ishin të listuar si të zhdukur.

Brenda një muaji, lista ra nga 1 mijë 300 emra, në vetëm 11.

“Ndoshta kam pasur, në çdo kohë, 10 deri në 15 detektivë të cilët janë caktuar vetëm për t’u përpjekur të numërojnë njerëzit që ishin të pagjetur”, tha Sherifi i Kontesë Butte, Kory Honea në një intervistë telefonike.

“Në një moment, redaktori lokal i gazetës sonë tha: ‘Hej, nëse më jepni emrat, unë do t’i botoj’. Dhe në atë moment thashë, ‘Absolutisht, çdo gjë që ne mund të bëjmë për të ndihmuar’”.

Zyrtarët e Havait kanë shprehur shqetësimin se duke publikuar një listë të të zhdukurve, ata do të identifikonin edhe disa persona që kanë vdekur.

Të hënën u tha se 115 persona ishin të konfirmuar të vdekur, sipas policisë të Mauit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat