31 vjeçarja gjendet e gjallë 8 vjet pasi u zhduk pa asnjë gjurmë

Amerika

31 vjeçarja gjendet e gjallë 8 vjet pasi u zhduk pa asnjë gjurmë

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 10:16
Lisa Hu

Një grua nga Kalifornia, e cila u zhduk gati tetë vjet më parë, u gjet gjatë fundjavës, tha policia.

Lisa Hu, 31 vjeç, u hoq nga lista e personave të zhdukur të Departamentit të Policisë së Oakland të dielën pasdite pasi ajo i tha policisë se nuk ishte zhdukur kurrë, raportoi KRON4.

Hu u raportua e zhdukur nga familja e saj më 3 dhjetor 2015, kur ajo ishte 20 vjeç. Policia e Oakland e mbylli zyrtarisht rastin, pasi u konstatua se gruaja ishte zhdukur vullnetarisht.

Një zëdhënës i policisë vuri në dukje se Hu nuk u plagos ose nuk u mbajt kundër vullnetit të saj, por nuk dha detaje të mëtejshme rreth rastit, duke përfshirë vendin ku ajo kishte qenë për tetë vitet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat