Policia arreston gruan që inskenoi vdekjen e saj në SHBA

Amerika

Policia arreston gruan që inskenoi vdekjen e saj në SHBA

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 17:56
Margaret Elizabeth Sweeney

Një grua nga Karolina e Veriut në SHBA është arrestuar për inskenimin e vdekjes së saj pas denoncimeve anonime për zhdukjen në polici dhe te miqtë e saj.

37 vjeçarja Margaret Elizabeth Sweeney, e njohur për miqtë e saj si ‘Maggie’ u arrestua dje nga policia me akuza denoncimi të rremë në polici, denoncim i rremë për vdekje ose lëndim, dhe pengim i punës së forcave të rendit.

Që prej shpalljes së saj e humbur më 18 gusht, autoritetet kishin nisur një operacion kërkimi prej informacioneve se ajo mund të ishte e lënduar ose e vdekur.

Por Sweeney ishte pikasur shëndoshë e mirë një ditë më pas në një qytet fqinjë dhe në vijim të hetimeve, policia zbuloi se ajo kishte bërë raportime të rreme te një mikeshë e saj se kishte humbur jetën.

“Veprimet e Sweeney i shkaktuan departamentit tonë dhe të tjerëve të shpenzonim shumë orë punë që mund të ishin përdorur në çështje të vërteta të luftës ndaj krimit”, tha policia në një deklaratë.

Policia shtonte se hetimet vazhdojnë dhe nuk kanë bërë publike ende motivacionin e saj për inskenimin e vdekjes.

Në një rast të ngjashëm në SHBA, një grua që u bë e famshme për inskenimin e rrëmbimit dhe vdekjes së saj, u dënua me dy vjet burg.

Kjo e fundit u dënua për akuza krimesh inferiore dhe gjithashtu u gjobit me $12,000.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat