Uashingtoni harton propozimin për lehtësimin e sanksioneve ndaj Venezuelës për naftën

Amerika

Uashingtoni harton propozimin për lehtësimin e sanksioneve ndaj Venezuelës për naftën

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 13:08
Foto ilustrim

Zyrtarët amerikanë po hartojnë një propozim që do të lehtësonte sanksionet ndaj sektorit të naftës të Venezuelës, duke lejuar më shumë kompani dhe vende të importojnë naftën e saj të papërpunuar.

Sanksionet u vendosën pas rizgjedhjes së Nicolas Maduros në vitin 2018, të cilin shumë vende perëndimore e konsideruan një mashtrim, shkruan Reuters.

Uashingtoni vazhdon të këmbëngulë se lehtësimi i mëtejshëm do të varet nga përparimi drejt zgjedhjeve.

Qeveria e Presidentit të ShBA-së, Joe Biden, është e përgatitur të ofrojë lehtësim të sanksioneve ndaj Venezuelës nëse vendi lëviz për të rivendosur demokracinë, tha Shtëpia e Bardhë të mërkurën.

“Nëse Venezuela ndërmerr veprime konkrete drejt rivendosjes së demokracisë, duke çuar në zgjedhje të lira dhe të ndershme, ne jemi të përgatitur të ofrojmë lehtësim përkatës nga sanksionet”, tha një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

Një raund i ri bisedimesh filloi nëntorin e kaluar në Meksikë, duke përfshirë përfaqësuesit e Maduros, opozitën dhe zyrtarët amerikanë, por kanë treguar pak përparim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat