Zjarr në burgun 174-vjeçar të Teksasit: Evakuohen urgjentisht 650 të burgosurë

Amerika

Zjarr në burgun 174-vjeçar të Teksasit: Evakuohen urgjentisht 650 të burgosurë

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 23:58
Foto ilustrim

Për shkak të zjarrit që shpërtheu mëngjesin e sotëm në një burg në shtetin amerikan të Teksasit, më shumë se 650 të burgosur janë evakuuar, por nuk ka të lënduar.

Të burgosurit u zhvendosën në pjesë të tjera të burgut në Huntsville, rreth 105 kilometra në veri të Houstonit, tha Amanda Hernandez, zëdhënëse e Departamentit të Korrigjimeve të Teksasit.

Mësohet se zjarri ka përfshirë nënkulmin dhe katin e tretë të ndërtesës administrative dhe nënkulmi i njësisë ku ndodhen të burgosurit.

Zjarri u frenua gjatë mëngjesit, por zjarrfikësitpo shuajnë ende zjarre të vogla në disa zona”, tha shefi i zjarrfikësve në Huntsville.

Shkaku i zjarrit do të hetohet pasi të jetë shuar plotësisht, tha Hernandez.

Burgu 174-vjeçar i Huntsville është ndërtuar në vitin 1849 dhe ka një kapacitet për 1700 të burgosur, ndërkohë që aktualisht vuajnë dënimin rreth 1600 persona.

Në burg zbatohen dënimet me vdekje për të dënuarit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat