Mijëra amerikanë mblidhen 60 vjet pas fjalimit të "ëndrrës" së Martin Luther Kingut

Amerika

Mijëra amerikanë mblidhen 60 vjet pas fjalimit të "ëndrrës" së Martin Luther Kingut

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 19:31
Amerikanë

Mijëra amerikanë u mblodhën për të përkujtuar 60-vjetorin e Marshimit në Uashington, në të cilën Martin Luther King Jr mbajti fjalimin e tij galvanizues “Unë kam një ëndërr”.

Marshimi i vitit 1963 solli më shumë se 250,000 njerëz në kryeqytetin amerikan për të nxitur fundin e diskriminimit në bazë të racës, ngjyrës, fesë, seksit ose origjinës kombëtare, shkruan Aljazeera.

Margaret Huang, presidentja dhe CEO e grupit jofitimprurës për mbrojtjen e të drejtave civile “Southern Poverty Law Center”, i tha turmës të shtunën se marshimi 60 vjet më parë hapi dyert dhe nxiti mjete të reja për të luftuar diskriminimin racor.

Presidenti Joe Biden dhe Zëvendës Presidentja Kamala Harris të hënën do të takohen me organizatorët e marshimit në Shtëpinë e Bardhë për të shënuar takimin e vitit 1963 midis organizatorëve të marshimit origjinal dhe administratës së Presidentit John F Kennedy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat