Zjarret në Hawaii, i panjohur fati i 338 personave

Amerika

Zjarret në Hawaii, i panjohur fati i 338 personave

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 20:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Operacionet e kërkim-shpëtimit janë ende në vazhdim pas zjarrit pyjor që përfshiu Hawaiin më 9 gusht, raporton Anadolu

Zyrtarët në rajonin Maui thanë se 338 persona janë ende të zhdukur.

Autoritetet thanë se më parë kanë arritur të gjejnë edhe 1.732 persona të tjerë që ndodheshin në zonat e prekura nga zjarri, duke bërë të ditur se gjendja e tyre është e mirë.

Shefi i policisë në Maui, John Pelletier, ka thënë se kanë një listë të personave të zhdukur.

Lista, e cila thuhet se është përgatitur me mbështetjen e zyrtarëve të Byrosë Federale të Hetimit (FBI), zbulon shkallën e katastrofës dhe është numri më i madh i viktimave në rajon që nga zjarri i shekullit të kaluar.

Numri zyrtar i të vdekurve nga zjarret në Hawaii është 115.

Presidenti Joe Biden vizitoi Hawaiin më 22 gusht dhe premtoi ndihmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat