Alarm në Karolinën e Veriut, një person i armatosur hyn në universitet

Amerika

Alarm në Karolinën e Veriut, një person i armatosur hyn në universitet

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 23:14
Foto ilustrim

Universiteti i Karolinës së Veriut ka lëshuar një alarm për praninë e një “personi të armatosur të rrezikshëm brenda ose afër kampusit”, raportojnë mediat amerikane.

Policia universitare ka urdhëruar studentët dhe pedagogët të mbyllin dyert dhe dritaret dhe të qëndrojnë të sigurt.

Videot që po qarkullojnë në mediat sociale tregojnë një prani të madhe të policisë në kampusin e universitetit më të madh të shtetit, ku nisi semestri i vjeshtës javën e kaluar.

Shkollat ​​pranë Chapel Hill-Carrboro City kanë njoftuar se do të qëndrojnë të mbyllura deri në një lajmërim të dytë të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat