Meksika sekuestron një ngarkesë të madhe me mbi 4 tonë kokainë në det

Amerika

Meksika sekuestron një ngarkesë të madhe me mbi 4 tonë kokainë në det

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 09:44
Pamje nga Meksika

Marina meksikane në një aksion të fundit në detë ka kapur një ngarkesë të madhe droge.

Mediat e huaja shkruajnë se autoritetet kanë kapur 4,400 tonë kokainë gjatë dy ndjekjeve me shpejtësi të lartë, në det.

Gjatë dy operacioneve të veçanta më 22 dhe 23 gusht në Oqeanin Paqësor, marina gjeti gjithashtu 5,200 litra karburant dhe arrestoi 11 persona.

Ndërkohë nga pamjet e publikuara nga mediat shihen pakot e mëdha të kokainës së kapur në det, me mbishkrimin Merlin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat