Uragani Idalia fuqizohet ndërsa i afrohet Floridës

Amerika

Uragani Idalia fuqizohet ndërsa i afrohet Floridës

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 06:07
Foto ilustrim

Banorët e Floridës që jetojnë në zona bregdetare në rrezik, janë urdhëruar të largohen ndërsa uragani Idalia po forcohet në ujërat e ngrohta të Gjirit të Meksikës.

Ekspertët thonë se shirat e fuqishëm që pritet të shoqërojnë stuhinë do të jenë kërcënuese për jetën. Miliona banorë mund të preken nga uragani Idalia teksa ai vërshon drejt bregut.

Autoritetet kanë udhëruar evakuime në disa pjesë të Floridës. Po kështu pjesë të shtetit të Xhorxhias dhe Karolinës së Jugut, janë paralajmëruar mbi rrezikun e prekjes nga uragani.

Idalia u forcua në një uragan të kategorisë 2 pasditen e së martës me erëra që arrinin një shpejtësi deri në 160 kilometra në orë. Uragani parashikohet të dalë në breg të mërkurën herët në mëngjez si një stuhi e kategorisë 3, që do të shoqërohet me erëra me një shpejtësi të qëndrueshme deri në 200 kilometra në orë duke goditur fillimisht rajonin me një numër të vogël banorësh Big Bend.

Autoritetet thonë se uragani mund të shkaktojë dëme të mëdha e përmbytje në këtë shtet, që ende po përballet me pasojat e uraganit të vitit të kaluar, Ian../VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat