SHBA, shifra rekord të udhëtarëve ndërsa meteorologët paralajmërojnë për stuhi mbi Atlantik

Amerika

SHBA, shifra rekord të udhëtarëve ndërsa meteorologët paralajmërojnë për stuhi mbi Atlantik

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Këtë fundjavë në Shtetet e Bashkuara priten të shënohen shifra rekord të atyre që udhëtojnë për Ditën e Punës ndërsa vendi përballet me pasojat e stuhisë Idalia apo të tjerave që godasin brigjet e Oqeanin Atlantik. Por moti i keq nuk duket se po ndikon tek planet e amerikanëve për të shijuar ditët e fundit të verës. Sipas të dhënave të Administratës mbi Sigurinë e Transportit rreth 14 milionë amerikanë pritet të udhëtojnë deri të mërkurën e javës së ardhshme.

Festa e Ditës së Punës në SHBA po shënohet me njerëzit që po iu drejtohen plazheve në masë të madhe, megjithëse ka shqetësime lidhur me kushtet e motit.

Meteorologët po paralajmërojnë turistët që të kenë kujdes pasi mbi Oqeanin Atlantik, që shtrihet në pjesën lindore të vendit, ka jo pak stuhi të niveleve të ndryshme, që rrezikojnë të godasin zonat bregdetare.

Rryma të mbetura nga stuhia Idalia nga njëra anë që vazhdojnë rrugëtimin nga Florida drejt pjesës veri-lindore të SHBA-së dhe uragani Franklin po vëzhgohen me kujdes.

Numri i turistëve pritet të shënojë shifra rekord sipas Administratës së Sigurisë së Transportit të Shteteve të Bashkuara. Kjo agjenci federale amerikane pritet të kontrollojë 14 milionë pasagjerë deri të mërkurën e javës që vjen.

“Ky është numri më i lartë i pasagjerëve në tërë historinë e Amerikës”, thotë Sekretari i Transportit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Pete Buttigieg.

Autostradat amerikane po ashtu pritet të jenë të ngarkuara, ndërsa kompania private “Triple A” thotë se koha më e mirë për të shmangur ngarkesat në rrugë është nëse udhëtoni para orës 7 të mëngjesit apo pas orës 8 të mbrëmjes.

Ndërkaq këto janë pamjet që vijnë nga Pylli Kombëtar ‘Sam Houston’ në Teksas ku ka shpërthyer një zjarr masiv shkaktari i të cilit ende nuk dihet.

Sezoni i reshjeve ka filluar në disa pjesë dhe tanimë janë raportuar përmbytje të disa pjesëve të qytetit Las Vegas, ndërsa një valë e re e të nxehtit ka filluar të godasë pjesën qendrore dhe perëndimore të Amerikës./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat