Jill Biden infektohet me Covid-19

Amerika

Jill Biden infektohet me Covid-19

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 07:56
Joe dhe Jill Biden

Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden ka rezultuar pozitive me koronavirus të hënën, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

“Këtë mbrëmje zonja e parë rezultoi pozitive me Covid-19. Aktualisht ka vetëm simptoma të lehta. Ajo do të qëndrojë në shtëpinë e saj në Delaware”, tha zëdhënësja e saj Elizabeth Alexandra.

Kurse presidenti Joe Biden (80) rezultoi negativ, bëri të ditur tutje Shtëpia e Bardhë.

Një zyrtar i administratës i tha CNN të hënën se nuk ka ndryshime në protokollet e Shtëpisë së Bardhë për Covid ose orarin e presidentit në këtë kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat