Zjarret në Hawaii, 23 nga 97 të vdekurit nuk janë identifikuar ende

Amerika

Zjarret në Hawaii, 23 nga 97 të vdekurit nuk janë identifikuar ende

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 08:33
Foto ilustrim

Numri i viktimave nga zjarret që përfshiu ishullin Maui muajin e kaluar ka shkuar në 97 ndërsa numri i të zhdukurve gjithashtu është 31, tha guvernatori i shtetit amerikan të Hawaiit, Josh Green.

Më 8 gusht, një zjarr u përhap në Hawaii duke shkatërruar ose dëmtuar rreth 2200 ndërtesa. Deri më tani, nga 97 trupat janë identifikuar vetëm 74 persona.

Pasi zjarri pothuajse e fshiu Lahainën nga harta, kërkimi për trupa ishte pothuajse i pamundur.

Autoritetet u kanë bërë vazhdimisht thirrje të afërmve të personave të zhdukur që të japin mostrat e ADN-së me shpresën se do të jenë në gjendje të identifikojnë të vdekurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat