Përplaset avioni, vdesin 14 persona në Brazil

Amerika

Përplaset avioni, vdesin 14 persona në Brazil

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 23:31
Foto ilustrim

14 persona kanë mbetur të vdekur në Amazona të Brazilit, pasi që avioni me të cilin po udhëtonin u përplas.

Piloti iu afrua qytetit të Barcelos kur kishte shi të dendur dhe shikueshmëri të ulët dhe u duk se pa dashje filloi të ulej në gjysmë të pistës, tha në një konferencë shtypi sekretari i sigurisë shtetërorë të Amazonas, Vinicius Almeida.

Tutje ai shtoi se avioni doli nga brezi i uljes dhe u rrëzua, raporton Aljazeera.com, transmeton Klankosova.tv.

Trupat u hoqën nga avioni, ndërsa të gjitha viktimat ishin turistë brazilianë, tha Wilson Lima, guvernator i shtetit Amazonas.

Rajoni përballet me reshje të mëdha shiu dhe shkaku më i mundshëm i aksidentit ishte një gabim në rrugën e ndjekur në momentin e uljes, shtoi Lima.

Kurse, linja ajrore Manaus Aerotaxi konfirmoi se kishte pasur një aksident të cilin po  e heton, por nuk dhanë më shumë detaje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat