Sekretarja e Thesarit thotë se është i nevojshëm ngadalësimi i ritmit të rritjes ekonomike në ShBA

Amerika

Sekretarja e Thesarit thotë se është i nevojshëm ngadalësimi i ritmit të rritjes ekonomike në ShBA

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 14:18
Janet Yellen

Sekretarja e Thesarit e ShBA-së, Janet Yellen, ka thënë se norma e rritjes ekonomike amerikane duhet ngadalësuar në një ritëm që është më në linjë me normën potenciale për ta ulur inflacionin në nivelet e synuara.

Sipas saj mungesa e balancës kërkesë-ofertë është zbutur, që sipas Yellen është shenjë e mirë për ekonominë, raporton Economictimes.

“Rritja ishte e ngadaltë. Dua të them, duhet dashur ngadalësim të rritjes, për të qenë në linjë sikur në atë të operimit në punësim të plotë”, ka thënë Yellen.

“Është komplet e natyrshme dhe e dëshirueshme, që kjo rritje, norma e rritjes është ngadalësuar”.

Produkti i Brendshëm Bruto i ShBA-së është ende duke u zgjeruar me një ritëm shumë më të lartë sesa zyrtarët e Rezervës Federale e konsiderojnë si normën e rritjes jo-inflacioniste prej rreth 1.8 përqind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat