Hakerët pretendojnë se ish-presidenti Trump ka vdekur në llogarinë në X të djalit të tij

Amerika

Hakerët pretendojnë se ish-presidenti Trump ka vdekur në llogarinë në X të djalit të tij

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 19:28
Donald Trump Jr

Llogaria e Donald Trump Jr në X kishte shkruar se babai i tij kishte vdekur, në një seri mesazhesh të vendosura nga një haker të mërkurën.

Sipas mediave të huaja, në një varg postimesh tashmë të fshira, llogaria pretendonte se babai i tij kishte vdekur dhe kishte bërë një fyerje racore ndaj presidentit Joe Biden.

Postimet ishin në faqen, e cila ka 10 milionë ndjekës, për më pak se një orë përpara se të fshiheshin.

Por Organizata Trump tha se llogaria ishte hakuar.

Në një nga postimet shkruhej: “Me keqardhje ju njoftoj, babai im Donald Trump ka ndërruar jetë. Unë do të kandidoj për president në 2024”.

Trump Jr që atëherë ka postuar në X, dikur Twitter, por nuk ka aluduar se llogaria e tij është komprometuar, përveçse ka “pëlqyer” një cicërimë që thoshte se ai ishte hakuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat