Një i vdekur e mbi 40 të lënduar nga përmbysja e një autobusi në Nju-Jork

Amerika

Një i vdekur e mbi 40 të lënduar nga përmbysja e një autobusi në Nju-Jork

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 22:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Një person ka humbur jetën dhe më shumë se 40 të tjerë janë lënduar pasi një autobus u përmbys pasditen e së enjtes në shtetin e Nju-Jorkut, thanë zyrtarët.

Rreth 46 persona u lënduan, me pesë prej tyre në gjendje kritike, në autobusin e mbushur kryesisht me të rinj, tha për NBC News, ekzekutivi i Orange County, Steven Neuhaus.

Një zëdhënës i Policisë së Shtetit të Nju-Jorkut konfirmoi se një person kishte vdekur.

Autobusi po transportonte studentë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat