Turistet braziliane vriten në atentat pak pas mbërritjes në destinacionin e pushimeve

Amerika

Turistet braziliane vriten në atentat pak pas mbërritjes në destinacionin e pushimeve

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 17:51
Evellyn Hansen

Policia tha se beson se një nga viktimat i njihte vrasësit e saj.

Dy vajzat u vranë dy orë pasi mbërritën në hotelin e tyre të pushimeve në atë që policia tha se ishte një kurth për të kryer atentatin.

Evellyn Hansen, 30 vjeçe, dhe 19-vjeçarja Jessica Cassandra Pereira da Silva, sapo kishin mbërritur në hotelin Alagoas mëngjesin e 16 shtatorit kur u qëlluan për vdekje nga plumbat, raporton rrjeti Jam Press.

Policia tha se besonte se vajzat nga qyteza e Cabo de Santo Agostinho, ishin joshur për ardhur në destinacionin në formë kurthi për t’i vrarë.

Në dhomën e viktimave policia gjeti pije dhe marijuanë, si dhe gjurmë të përgjakura këmbësh.

“Ne dimë vetëm se ato erdhën në mëngjes dhe se një prej tyre i njihtë të dyshuarit,” tha zëdhënësja e policisë Talita Aquino.

“Pak pas ardhjes ata nisën të qëllonin. I gjithë incidenti kriminal ndodhi brenda dhomës së vajzave, dhe më pas vrasësit ishin larguar qetësisht”, shtonin autoritetet.

Tre të dyshuar që kanë identifikuar, u largua nga vendngjarja me një makinë me targa false, e cila u gjet më vonë e braktisur pranë zonës së hotelit.

Deri tani policia ka bërë një arrestim, por i dyshuari pretendon se është i pafajshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat