Skandal në Kanada, Parlamenti nderoi ukrainasin që ishte ish-anëtar i divizionit nazist SS

Amerika

Skandal në Kanada, Parlamenti nderoi ukrainasin që ishte ish-anëtar i divizionit nazist SS

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 22:20
Anthony Rota

Kryetari i Dhomës së Ulët tw Parlamentit kanadez, Anthony Rota, kërkoi falje për nderimin e një emigranti ukrainas 98-vjeçar, i cili luftoi në anën e nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjatë vizitës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Kanada.

Rota përshëndeti Yaroslav Hunka, një shtetas kanadez me origjinë ukrainase, në një seancë parlamentare të premten dhe e vlerësoi atë si një “veteran ukrainezo-kanadez të Luftës së Dytë Botërore, që luftoi për pavarësinë e Ukrainës kundër rusëve dhe një hero ukrainas dhe kanadez”.

Të dielën, organizata hebreje për të drejtat e njeriut Miqtë e Qendrës Simon Wiesenthal, dënoi ndarjen e çmimit për Hunk të dhënë nga Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve dhe i bëri thirrje Rotës të kërkonte falje, transmeton Telegrafi.

“Deklaratat e Rotës injorojnë faktin se Hunka ishte një anëtar i Divizionit të 14-të SS Grenadier, një njësi naziste, krimet e së cilës kundër njerëzimit gjatë Holokaustit janë të dokumentuara mirë”, tha organizata.

“Është tronditëse që një veteran lufte që shërbeu në një njësi naziste mori një ovacion në këmbë në parlament”, shtoi organizata.

Divizioni SS Galicia, që ishte përcaktim për Divizionin e 14-të të Grenadierëve SS, ishte një njësi e formuar fillimisht nga vullnetarë galikë me origjinë ukrainase, të cilët luftuan në anën e Gjermanisë kundër Ushtrisë së Kuqe.

Të dielën, Rota kërkoi falje për deklaratën e tij dhe tha se çmimi i ukrainasit në parlament ishte iniciativë e tij.

“Më vonë mora informacione të reja, kështu që tani më vjen keq. Do të doja t’u kërkoja falje komuniteteve hebreje anembanë Kanadasë dhe botës”, tha Rota.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau u distancua nga kjo. Ai tha se ai dhe delegacioni ukrainas nuk ishin të informuar për ftesën e Yaroslav Hunka në parlament.

“Departamenti i Protokollit në Kryeministri është përgjegjës për miratimin e të gjithë mysafirëve dhe programeve të vizitave shtetërore të kësaj natyre”, tha kreu konservator. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat