Vrasësi refuzon të provojë metodën e re të dënimit me vdekje në SHBA

Amerika

Vrasësi refuzon të provojë metodën e re të dënimit me vdekje në SHBA

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 19:24
Foto ilustrim

I dënuari me vdekje në Alabama nuk dëshiron të jetë personi i parë që do të ekzekutohet nga azoti!

Autoritetet në Alabama duan të ekzekutojnë Kenneth Smith nga e ashtuquajtura hipoksi azoti, por avokatët e vrasësit të dënuar thonë se nuk duhet ta përdorin atë si “subjekt testimi”.

Metoda e re e ekzekutimit shkakton vdekjen duke e detyruar të burgosurin të thith vetëm azot duke e privuar atë nga oksigjeni.

Avokatët e Smith argumentojnë se shteti ka lëshuar pak informacion se si do të funksionojnë ekzekutimet me azot, dhe thonë se metoda e re mbetet e patestuar.

Hipoksia e azotit është miratuar për përdorim në tre shtete amerikane, por ende nuk është përdorur në ekzekutime.

Azoti përbën 78 për qind të ajrit që njerëzit thithin, dhe është i padëmshëm kur thithet me sasinë e duhur të oksigjenit.

Gjatë ekzekutimit, një maskë do të vendosej mbi fytyrën e të burgosurit dhe furnizimi me ajër do të zëvendësohej me nitrogjen derisa zemra e tyre të ndalonte.

Mbështetësit e metodës së re të ekzekutimit pretendojnë se do të ishte pa dhimbje, por kundërshtarët janë të bindur se bëhet fjalë për eksperimentim njerëzor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat