Emigracioni kinez në SHBA është rritur shumë dhe ekspertët kanë ngritur shqetësimet e tyre

Amerika

Emigracioni kinez në SHBA është rritur shumë dhe ekspertët kanë ngritur shqetësimet e tyre

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 17:11
Foto ilustrim

Numri i emigrantëve kinezë të regjistruar nga agjentët e Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit (CBP) të SHBA-së ka parë një rritje masive gjatë vitit të deritanishëm.

Statistikat e publikuara së fundmi nga CBP tregojnë se ka pasur gati 45,500 “takime me shtetas kinezë” në 11 muajt deri në gusht, krahasuar me pothuajse 28,000 për vitin fiskal 2022, i cili zgjat nga tetori në shtator, shkruajnë mediat e huaja.

Shumë nga këto u regjistruan në kufirin tokësor jugor me Meksikën dhe shumica dërrmuese ishin të rritur të pashoqëruar.

Dhe një ekspert paralajmëroi se kjo rritje dramatike ishte një rrezik i mundshëm për sigurinë kombëtare, duke thënë për Newsweek: “Kjo disi të çon te pyetja: a është ndonjëri prej tyre këtu me urdhër të Kinës?”.

Të dhënat e reja vijnë në një kohë të ndjeshmërisë së shtuar në SHBA ndaj Kinës mes një ftohjeje të marrëdhënieve midis dy kombeve, si dhe akuzave për spiunazh përmes migrimit, blerjeve të tokës dhe vjedhjes së inovacioneve bujqësore.

“Ne e dimë se Kina po përdor gjithçka që ka, çdo grimë spiunazhi, për të spiunuar ushtrinë tonë dhe teknologjinë tonë”, ka theksuar Rebecca Grant, Ph.D., një analiste e sigurisë kombëtare në IRIS Independent Research.

“Dhe ne e dimë se qeveria e Kinës nuk është miku ynë, kështu që kjo rritje dramatike, mendoj se mund të paraqesë patjetër një rrezik potencial për sigurinë kombëtare”.

“Ku po shkojnë këta shtetas kinezë? Dhe çfarë po bën Siguria Kombëtare apo kushdo tjetër për të ndjekur gjurmët dhe për t’iu përgjigjur? A janë të gjithë emigrantë ekonomikë apo ka arsye të tjera?”, ka shtruar pyetjen ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat