Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Austin: Izraeli do të ketë të gjitha gjërat që i duhen për të mbrojtur veten

Amerika

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Austin: Izraeli do të ketë të gjitha gjërat që i duhen për të mbrojtur veten

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 15:13
Lloyd Austin

Militantët e Hamasit kanë sulmuar gjatë orëve të para të ditës së sotme Izraelin duke shkaktuar edhe viktima ndër civilët. Tashmë kanë reaguar shumë liderë evropianë dhe botëror.

Njëri ndër ta është edhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, i cili ka siguruar izraelitët se SHBA do të qëndron përkrah tyre në këto ditë të vështira.

Ai ka thënë se Uashingtoni po punon për të siguruar që Izraeli “të ketë atë që i nevojitet” për të mbrojtur veten, raporton skynews.

“Gjatë ditëve në vijim, departamenti i mbrojtjes do të punojë për të siguruar që Izraeli të ketë atë që i nevojitet për të mbrojtur veten dhe për të mbrojtur civilët nga dhuna dhe terrorizmi pa dallim”, tha Austin.

Gjithashtu bëhet e ditur presidenti amerikan, Joe Biden dhe kryeministri, Benjamin Netanyahu pritet të flasin së shpejti në telefon.

Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, ka qenë në kontakt me homologun e tij izraelit për situatën në Izrael.

Ndryshe, Izraeli deri më tani ka raportuar për 40 viktima në radhët e veta ndërsa Palestina thotë se ka humbur mbi qytetarët të saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat